
Nga Fillimi deri Sot
Në çdo qytet, në çdo lagje dhe në çdo industri, ekzistojnë histori që fillojnë thjeshtë: me dy persona, një ide dhe një ëndërr të përbashkët. Historia e Wonder Distribution është pikërisht e tillë.
Dy djem të rinj, miq që nga fëmijëria, të rritur në familje me traditë biznesi, u edukuan që herët me vlerat e punës, korrektësisë dhe vendimmarrjes së mençur. Ata i panë nga afër sfidat e tregtisë, menaxhimit dhe ndërtimit të një biznesi të qëndrueshëm.
Kjo ide nuk lindi në zyrë. Ajo lindi në biseda miqsh, gjatë udhëtimeve, në projekte të vogla, në planet e natës së vonë dhe në besimin se "pse jo ne?". Dhe pikërisht kështu, në vitin 2020, Wonder Distribution mori formën e saj të parë.



